Gjergji Duka 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, banues në Mallakastër, të dy punonjës të elektrikut (OST) kanë humbur jetën, pas rrëzimit të një shtylle elektrike të tensionit të lartë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë të Roskovecit. Shtylla ishte e amortizuar dhe ky ka qenë edhe shkaku i këputjes së saj.
Ndërkohë ABC ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes. /abcnews.al/