VIDEO/ U martua me të miturën, burg 34-vjeçarit, në seancë mbuloi fytyrën me xhup

schedule12:04 - 13 Janar, 2024

schedule 12:04 - 13 Janar, 2024

DIVJAKË- Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin, i cili u martua me një vajzë të mitur dhe jetoi me të prej disa muajsh.

Ai u vu në pranga pak ditë më parë dhe këtë të shtunë ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për ‘marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare'”.

ABC News ka siguruar video në sallën e gjyqit, ku autori u shfaq duke mbuluar fytyrën me xhup.

34-vjeçari jetonte bashkë me 14-vjeçaren prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë ndërkohë prindërit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje me diferencë 20 vjeçare në mes të vazhdonte.

Fenomeni i martesave të vajzave në moshë të mitur vijon të jetë prezent në vendin tonë, kryesisht në zonat periferike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!