VIDEO/ U kap në Spanjë, dalin pamjet e arrestimit të Lulzim Berishës

schedule16:58 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 16:58 - 18 Dhjetor, 2023

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha u arrestua katër ditë më parë në Spanjë. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Lulzim Berishës.

“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u zbulua se fshihej i kërkuari” thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme spanjolle.

Gjykata Kushtetuese, në 27 maj 2022, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 7 dhjetor 2021, e cila ka vendosur për rikthimin në burg të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Ai u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës, kryesohej nga Arben Vrioni, me anëtarë Petrit Çenon dhe Anita Micin.  Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura vetëm tre vite më parë.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!