Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

schedule08:52 - 20 Shtator, 2025

schedule 08:52 - 20 Shtator, 2025

Tiranë- Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.

Gjatë aksionit u sekuestrua pakoja me 564 gramë lëndë narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!