Ujqërit në disa pjesë të Holandës do të qëllohen me topa boje me qëllim që t’i bëjnë më pak të “zbutur.” Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet në vend të cilat druhen se ujqërve u ka ikur aq shumë frika nga njerëzit sa mund të kthehen në një problem serioz.
De @faunabeschermin heeft aangifte gedaan tegen directie @HogeVeluwe wegens het verzaken van haar zorgplicht jegens de onder haar verantwoordelijkheid vallende wolven. Nergens werden wolven zo tam zonder bijvoeren @Meldpunt144 @POL_Gelderland ?? pic.twitter.com/UX2LOHVvKw
— DFB Gelderland (@fb_provGLD) October 26, 2022
Vendimi, i marrë nga qeveria provinciale në Arnhem, vjen pas një videoje të postuar në mediat sociale që tregon një ujk duke kaluar pranë një familjeje në parkun kombëtar Hoge Veluwe.
Për të trembur ujqërit do të përdoren armë me bojë në mënyrë që ata që janë goditur të dallohen nga të tjerët.
Besohet se kjo metodë “trembjeje” do t’i bëjë ujqërit që të qëndrojnë të paktën 30 metra larg njerëzve. Sipas një raporti të publikuar në qershor, në vend janë rreth 20 ujqër të rritur. /abcnews.al/