VIDEO/ U gjet i vrarë, kamerat filmuan makinën e biznesmenit shqiptar në Greqi, lëvizjet e tij të fundit

schedule08:30 - 6 Shtator, 2022

schedule 08:30 - 6 Shtator, 2022

Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli, që rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh, është gjetur sot i vdekur.

Mediat greke raportojnë se është një biznesmen 53-vjeçar që merrej me hotele, personi që mendohet se e ka vrarë babain e 3 fëmijëve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash.

46-vjeçari shqiptar humbi gjurmët në Rodos, mbrëmjen e së dielës, 28 gusht.

Xhipi blu i bizenesmenti 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve të mitur u gjet i braktisur nga policia, disa orë pas zhdukjes së tij, dy kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa celulari i tij mbetet i fikur.

46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere. Një takim që nuk u zhvillua kurrë.

Në një video të transmetuar nga Mega Tv është regjistruar rruga e 46-vjeçarit drejt pikës së takimit. Makina e tij është parë duke kaluar në Faliraki. Ky është dhe vendi i fundit ku janë regjistruar gjurmët e tij para se të zhdukej.

Në video, besohet se xhipi blu që kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki, është makina e 46-vjeçarit. Tre sekonda më pas vjen një makinë e argjendtë, në të cilën sipas informacioneve ishin bashkatdhetarët.

/Abcnews.al/