Publikohen pamjet nga mbërritja në aeroportin e Rinasit të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të cilët u ekstraduan nga Dubai.
Në njoftimin e policisë, thuhet se Plaurent Dervishaj ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Dervishaj akuzohet se, në bashkëpunim me tre të tjerë, ka vrarë me 26 shkurt të vitit 2005 ka varë Klodian Saliun. Një ditë më pas të atij viti, Dervishaj, në bashkëpunim me të tjerë persona të hetuar, dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv.
Ndërsa Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe prokurori Arjan Ndoj dhe Aleksander Laho.
Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë./abcnews.al