VIDEO/ U denoncua nga “Piranjat”, prokuroria sekuestron hotelin “Diella” në ishull-Lezhë

schedule19:07 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 19:07 - 13 Dhjetor, 2022

Me urdhër të prokurorisë u bë sekuestro preventive e restorantit dhe hotelit të njohur “Diella” në ishull-Lezhë.

Kujtojmë që emisionin “Piranajt” në Abc e denoncoi këtë skandal në 6 nëntor të këtij viti, ku sqaronte se si ishte bërë tjetërsimi i pronave.

Në emisionin “Piranja” u tha qartësisht se prona në dokumente i përket Xhemal Mlikës, por aty është ndërtuar hoteli dhe restoranti i familjes Loshi, të cilët pretendojnë se kanë blerë pronën 20 vite më parë.

Prokuroria Pranë Gjykates së Shkallës së parë Lezhë mbi bazën e referimit nga policia gjyqësore, si dhe mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ardian Mlika kanë regjistruar procedimin penal nr.764/2017 + 765/2017 + 39/2018 për veprat penale të “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës” të parashikuar nga nenet 186 dhe 248 te Kodi Penal.

Nga hetimi i zhvilluar në lidhje me këtë procedim penal ka rezultuar e provuar se: Punonjës të administratës shtetërore kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme për disa shtetas të cilët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prona shtetërore në zonën e bregdetit nëpërmjet përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara.

Këto prona shtetërore janë regjistruar në ZVRPP me qëllim tjetërsimin ndërmjet shitjeve të njëpasnjëshme, disa prej të cilave janë fiktive, me qëllim humbjen e vëmendjes nga përfituesi fillestas i pronës.

Sasia e pronave që është përfituar në mënyrë të paligjshme është rreth 200 dynym, prona këto të gjitha në bregun e detit, me vlera të larta për turizmin, bregdeti Kune Vain.

Kush i ka përfituar pronat

Nder personat qe dyshohet te kene perfituar toke, nepermjet dokumentave te fallsifikuar, me shume se sa u ka takuar ne baze te normes per fryme, referuar ligjit 7501 date 01.08.1991 “Per ndarjen tokes” jane si familja e £esk Paloka, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 13 760 m2, familja e Preng Laskaj, ka poseduar 3 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 27 100 m2, familja e Kol Ndue Nikolli, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 17 366 m2, familja e Preng Luka, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 21 100 m2, familja e Tom Vukaj, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 12 600 m2, Familja e Lek Ndue Zefi, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 18 000 m2.

Tjetersimi i ketyre pronave eshte bere nepermjet regjistrimit te paligjshem te AMTP te fallsifikuara, te cilat nuk sherbejne si tittull pasi pasurite e regjistruara nuk jane te llojit “toke bujqesore” por ne regjistrat perkates te dates 01.08.1991 figurojne prona te llojit “pyll”, “kenete”, “ranishte” , “kullote”, “kanal”, te gjitha prone shtet.

Disa prej pronave te regjistruara ne menyre te paligjshme me ligjit 7501 date 01.08.1991 “Per ndarjen tokes” jane: Pasuria nr. 105/1 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 8500 m2, regjistruar ne emrin e Domenika Ceraj;- Pasuria nr. 105/2 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 12870 m2, regjistruar ne emrin e £esk Palokaj;- Pasuria nr.105/4 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 121766 m2, regjistraur ne emrin e Marjan Luka;- Pasuria nr. 105/6 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 21797 m2, regjistruar ne emrin e Viktor Laskaj;- Pasuria nr.105/3 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 21197 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr. 105/14 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 2000 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr.69/7 ne ZK 3351 e llojit ranishte me siperafqe 1870 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!