Një turist gjerman është goditur nga helika e një gomoneje. Sipas Policisë së Vlorës drejtuesi i gomones, 27 vjeçari Krenar Velaj , ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, në rrugën detare e cila është per mjetet lundruese si ato te peshkimit por dhe ato turistike, ndërkohë që ishte pajisur me dokumentacion të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:49, ndërsa turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr larg perimetrit të sigurisë duke mos marrë dhe asnjë masë mbrojtese dhe për pasojë, helikat e gomones e kanë goditur në shpatull dhe këmbë.
Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, bashkë me disa dëshmitarë të ngjarjes./abcnews.al