Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se pas një pune disa orëshe është hapur aksi rrugor Qafë Thore – Theth. Tashmë rruga për në fshatin turistik të Thethit është i kalueshëm, ndërsa prej disa orësh qëndronte i bllokuar për shkak të rënies së ortekëve.
Lidhur me hapjen e këtij aksi, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke thënë se pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore – Theth.
Postimi i Ramës:
Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor ?Qafë Thore – Theth✅
?Tashmë qarkullimi në rrugën e re kryhet pa probleme edhe në kulmin e dëborës??
/abcnews.al/