Autoritetet kanë urdhëruar karantinimin e godinës së Kogresit Amerikan për atë që ato e quajtën “kërcënim nga jashtë”.
Gjithçka ndodhi pasi shtëllunga të mëdha tymi u panë në afërsi të Capitol-it duke bërë që institucionet e sigurisë të jepnin alarmin duke iu thënë punonjësve që të mos dilnin në dritare dhe “të mbronin veten në çdo mënyrë”.
BREAKING: Smoke rising behind Capitol building. Inauguration rehearsal appears to be evacuating. Emergency announcement playing at Capitol grounds. pic.twitter.com/86J9S8CsMY
— Jackson Proskow (@JProskowGlobal) January 18, 2021
Më pas, policia njoftoi se tymi i madh erdhi për shkak të djegies së batanijeve dhe disa pajisjeve të tjera që një i pastrehë kishte poshtë një ure prane Capitol-it.
Gjithçka po ndodh vetëm dy ditë para inagurimit të Joe Biden si President i SHBA-ve, ndërsa autoritetet janë duke kontrolluar me imtësi nëse mbështetës të Trump-it kanë plane për të ndërhyrë në çdo mënyrë në këtë ceremoni. /abcnews.al