Njerëz nga e gjithë bota po mbërrijnë në aeroportin e Stambollir për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit në zonat jugore të Turqisë që janë prekur më së shumti nga tërmeti.
Në pamje shihen me mijëra njerëz që janë në radhë për të kaluar sportelin dhe për të nisur misionin e tyre të ndihmës.
People are arriving at Istanbul Airport from all around the world to help with the rescue efforts in Turkey’s earthquake-affected southern areas. #deprem pic.twitter.com/ChRXIfqs26
— Daily Turkic (@DailyTurkic) February 7, 2023
Kujtojmë që deri më tani raportohet për më shumë se 5 mijë viktima, ndërsa projeksionet janë se numri mund të shkojë deri në 20 mijë.
Situata në spitale është kaotike me mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë, por e kanë të pamundur të akomodohen, duke mbushur korridoret dhe ambientet e jashtme.
Turqia po ashtu është përfshirë nga një mot i acartë, që e përkeqëson akoma më shumë situatën.r.t/abcnews.al