Turqia i nis me fitore eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Skuadra e Senol Gunes mposhti 4-2 Holandën në Stamboll, duke marrë tre pikët e para në grupin G, aty ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Mali i Zi, Letonia dhe Gjibraltari.
? Europe's 2022 #WCQ campaign kicks off with a classic ?
?? Congratulations, Turkey! ? pic.twitter.com/dpG63JjaMG
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 24, 2021
Burak Yilmaz, sulmuesi 35-vjeçar i Lille, ishte heroi i Turqisë me tre gola të realizuar, njërin prej të cilëve me penallti. Rrugën e rrjetës e gjeti dhe milanisti Hakan Calhanoglu falë një goditje të saktë nga larg.
Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë, teksa e nisën edhe fraksionin e dytë të takimit me gol. “Tulipanët” reaguan dhe realizuan dy gola brenda një minute.
Klassen dhe De Jong shtuan shpresat për skuadrën mike, por Yilmaz vulosi suksesin e Turqisë me golin e shënuar në minutën e 81-të. Holanda pati një mundësi të shënonte një tjetër gol në minutat shtesë, por Depay dështoi nga pika e penalltisë. /abcnews.al