Edinaldo Batista Libanio! Ndoshta ky emër nuk iu kujton gjë, kështu që po shkruajmë emrin me të cilin e njohu e gjithë bota: Grafite. Sulmuesi brazilian luajti për disa sezone në Bundesliga dhe së bashku me Edin Dzeko, ishin lojtarët kyç në fitimin e titullit kampion me Wolfsburg, një arritje fantastike.
Për të fituar titullin kampion në Gjermani, duhen mposhtur favoritët absolutë të Bayern Munchen dhe Grafite&Co. e bënë në mënyrën më të mirë të mundshme. Data 4 prill, 2019.
Në “Volkswagen Arena”, shtëpinë e Wolfsburg, erdhi Bayern Munchen. Pikërisht në këtë ndeshje, Grafite shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Premier League, duke turpëruar të gjithë mbrojtësit e Bayern, madje dhe portierin. Nga kjo sfidë, Bayern u largua i turpëruar, me humbjen e thellë 5-1. Goli i Grafite, duhet shijuar sërish…/abcnews.al
The streets will never forget Grafite ?pic.twitter.com/NUAcep5SsL
— Goal (@goal) May 1, 2020