VIDEO/ Turpërohet Maguire, Bournemouth surprizon Manchester United!

schedule16:18 - 4 Korrik, 2020

schedule 16:18 - 4 Korrik, 2020

Bournemouth ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Manchester United në “Old Trafford”. Miqtë shënuan me anë të Stainslas, që në minutën e 15-të të takimit. Mesfushori anësor anglez, merr një top në limitet e fundores dhe Maguire i afrohet me shpejtësi.

Me një qetësi unikale, Junior Stainslas driblon Maguiren duke i futur topin mes këmbëve dhe duke shënuar më pas nga një diagonale shumë e vështirë. Edhe De Gea, mund të bënte më mirë nga ai pozicion./abcnews.al

Premier League, java 33’

Man. United – Bournemouth  0-1
Stainslas 15’