Skena kaosi u shënuan në lagjen kineze të San Franciskos pasi një turmë vandalizoi dhe i vuri flakën një makine vetë-drejtuese duke përdorur fishekzjarre të shtunën në mbrëmje.
Waymo, në pronësi të kompanisë mëmë të Google, Alphabet, u ka ofruar kalifornianëve shërbim taksi 24/7 që nga vera e kaluar.
Zëdhënësja e Departamentit të Policisë në San Francisko, Paulina Henderson tha për The Washington Post se policia po hetonte incidentin dhe tha se deri më tani nuk ka të arrestuar.
Një zëdhënës i Waymo i tha Reuters se makina ishte në Chinatown kur njerëzit e rrethuan atë. Kompania tha se dikush më vonë hodhi një fishekzjarre brenda, duke shkaktuar një zjarr.
Sipas informacioneve, njerëzit po festonin Vitin e Ri Hënor duke ndezur fishekzjarre të shtunën në mbrëmje.
Më pas një burrë që theu xhamin e përparmë të makinës, ndërsa turma po duartrokiste.
/abcnews.al