VIDEO/ “Tulipanët” në Evropian, Franca triumfon mes “tripletave”, rekordeve dhe 14 golave

schedule22:58 - 18 Nëntor, 2023

schedule 22:58 - 18 Nëntor, 2023

Kanë përfunduar përballjet e mbrëmjes dhe të fundit, për xhiron e parafundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku nuk kanë munguar as rekordet, spektakli dhe goleadat emocionuese.

Këshut, në “Allianz Rivier” të Nicës, “Gjelat” francezë të Didier Deschamps kanë mundur me rezultatin shpërfytyrues, 14 me 0, “diletanët” e Gjibraltarit. Një autgol i Ethan Santos, një gol i Marcus Thuram, një gol i Zaire-Emery, tre gola nga Kylian Mbappe, një dopiet e Coman e Giroud dhe nga një gol i Clauss, Fofana, Dembele “vulosën” gjithçka në këtë mbrëmje fantastike për “Gjelat”.

Mbrëmje e cila ishte e veçantë edhe për “yllin” e mesfushës, Zaire-Emery, i cili me golin e tij, në minutën e 16’, përveç rekordit, si lojtari më i ri me fanellën e Kombëtares, në moshën 17 vjeçare e 255 ditë theu gjithashtu edhe rekordin për golashënuesin më të ri, në moshë, rekorde këto, që nuk thyheshin prej 103 vitesh.

Në krahun tjetër, “tulipanët” e Holandës triumfuan në “Johan Cruijff Arnea” të Amsterdamit, ndaj përfaqësueses së Irlandës, me rezultatin minimal, 1 me 0, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi nga “bomberi” i Hoffenheim, Wout Weghorts, në minutën e 12’-të të sfidës, për të “vulosur” kështu kualifikimin për në fazën e grupeve të Euro 2024.

Përsa i përket renditjes në grupin B, Franca ndodhet në vendin e parë me pikë të plota, ndërsa “tulipanët” e Holandës ndodhen në vendin e 2-të të këtij grupi, me 15 pikë, 3 më shumë se Greqia e vendit të 3-të, të cilët duhet të sigurojnë një biletë për në fazën tjetër, nëpërmjet “play off”-it. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Holandë 1 – 0 Irlandë

Francë 14 – 0 Gjibraltar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!