Një video ku pasagjerët e një jahti kanë sulmuar një grup orkash ka ngjallur zemërim në rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe ndërhyrjen e autoriteteve spanjolle në ngushticën e Gjibraltarit.
Në video, njerëzit nga jahti mund të shihen duke qëlluar drejt orkave, ndoshta me një ose më shumë armë, ndërsa pasagjerët e një jahti tjetër bërtasin që ata ta ndalojnë.
¡A tiros con las orcas!
Nos hacen llegar este vídeo que, según se informa, ha sido grabado en el Estrecho, desde una embarcación de observación turística.Las orcas están catalogadas como especie vulnerable en el Catálogo Español de Especies Amenazadas (CEEA), por lo que está… pic.twitter.com/fhhsSqGLFF
— PACMA (@PartidoPACMA) August 18, 2023
Nuk dihet nëse është plagosur ndonjë orka, as çfarë lloj arme është përdorur. Megjithatë, autoritetet spanjolle po hetojnë ngjarjen.
Reagimet nga adhuruesit e kafshëve dhe organizatat ekologjike janë të shumta. Në fakt, grupi për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, PACMA, kërkoi një hetim urgjent për incidentin, i cili ndodhi pasditen e së enjtes së kaluar rreth shtatë milje detare larg brigjeve të Tarifa në Andaluz.
Pronari i jahtit është identifikuar nga policia dhe ndodhej në një port në provincën Almeria në Spanjën juglindore.
/abcnews.al