VIDEO/ Trofetë në kohë pandemie, në Austri zbulohet stili i ri i festimeve

schedule10:57 - 30 Maj, 2020

schedule 10:57 - 30 Maj, 2020

Kristiani Keqi në Maltë ishte i pari shqiptar që festoi titullin kampion me Floriana për këtë vit, ndërkohë që një tjetër ka gëzuar ditën e djeshme. Albert Vallci, shqiptari me pasaportë austriake, u gëzua dje pas triumfit në finalen e Kupës së Austrisë.

RB Salzburg mposhti lehtësisht Austria Lustenau, me rezultatin 5-0. Vallci me shokë festuan dhe ajo që po bën xhiron e botës është mënyra se si lojtarët në fund kanë marrë medaljet dhe kanë ngritur trofeun.

Pa tifozë, sikurse dihej, ata kanë mbajtur distancë nga njëri-tjetri në momentin e fotografisë zyrtare që bëhet zakonisht. Nuk ka festë me birra, por është e pashmangshme që trofeu të kalojë dorë më dorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!