Everton vijon formën e mirë në kampionat dhe siguroi fitoren e radhës. Ekipi i Carlo Ancelottit mposhti 3-1 në shtëpi Crystal Palace dhe është ngjitur momentalisht në vendin e shtatë me 36 pikë, pesë pikë larg zonës Champions.
Bernard hapi serinë e golave në minutën e 18-të. Braziliani shfrytëzoi një kros të Walcott dhe realizoi një gol shumë të bukur fluturimthi. Miqtë barazuan në të dytën me anë të Benteke. Belgu moir një top nga Zaha dhe goditi drejt portës. Pasiguria e Pickford bëri të vetën dhe topi përfundoi në rrjetë.
Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe u rikthyen shumë shpejt në avantazh. Richarlison shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 59-të, ndërsa fitorja e Everton u vulos nga goli i Calvert-Lewin dy minuta përpara fundit të ndeshjes. /abcnews.al
Everton – Crystal Palace 3-1
(Bernard 18′, Richarlison 59′, Calvert-Lewin 88′ / Benteke 51′)