VIDEO/ Triumf i lehtë për City, një islandez ngjit Everton në vend të dytë

schedule22:55 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 22:55 - 26 Dhjetor, 2020

Manchester City dhe Everton marrin tre pikët e radhës në kampionat. Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 2-0 në shtëpi Newcastle, duke arritur suksesin e dytë radhazi në Premier League.

Mjaftuan 14 minuta për të parë golin e parë dhe atë e shënoi Ilkay Gundogan. Mesfushori gjerman mori një asist perfekt nga Sterling dhe dërgoi topin në rrjetë.

Dyfishimi dhe goli i qetësisë erdhi në minutën e 55-të. Ferran Torres gjeti rrugën e rrjetës dhe Pep Guardiola u qetësua në stol. Fitorja e sotme e ka ngjitur Cityn në vend të pestë me 26 pikë.

Më të vështirë e pati Evertoni i Carlo Ancelottit. Skuadra nga Liverpuli triumfoi 0-1 në fushën e Sheffield United. Gylfi Sigurdsson lëshoi një goditje të saktë dhjetë minuta përpara fundit të takimit.

Topi në rrjetë dhe fitorja e katërt radhazi në kampionat për djemtë e Carlo Ancelottit. Everton në formë fantastike dhe vendi i dytë në renditje pas “armiqve” të Liverpool. /abcnews.al

 

Renditja e Premier League

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!