Comodita Home rifillon prodhimin vetëm 3 ditë pas zjarrit. Vetëm tri ditë pas zjarrit që përfshiu një pjesë të objektit, fabrika Comodita ka rifilluar sot prodhimin.
Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme, në shenjë solidariteti me punëtorët dhe për të mos ndalur zinxhirin e punës, aktiviteti ka nisur sërish me të njëjtin intensitet.
“Pavarësisht se jemi prekur nga ky rast, puna në fabrikë po vazhdon.”
Që në ditën e incidentit, objektin e kishte vizituar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili u rikthye edhe sot për t’u njoftuar nga afër me gjendjen dhe ecurinë e punimeve nga pronari i kompanisë, Shkëlqim Devolli. Ai e vlerësoi lart rolin ekonomik të kësaj kompanie për qytetin dhe për vendin.
“Bëhet fjalë për eksportuesin më të madh, një zinxhir që nuk guxon të këputet.”, tha Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës.
Reagime nuk munguan as nga komuniteti i biznesit. Nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane


