VIDEO/ Tri ditë nga zgjedhjet, kreu i SPAK Altin Dumani në Shkodër

schedule12:25 - 8 Maj, 2025

schedule 12:25 - 8 Maj, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ndodhet aktualisht në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës.

Dyshohet se vizita lidhet me hetimet për krimet zgjedhore.

Vizita e papritur e kreut të SPAK në Shkodër ka ngjallur vëmendje, mes dyshimeve për zhvillime të rëndësishme hetimore në këtë qytet.

Më herët SPAK tha se dëri më sot kanë mbërritur pranë Prokurorisë së Posaçme 123 kallëzime qe lidhen me krimet zgjedhore dhe për 35 është vendosur regjistrimi i veprës penale dhe ka nisur hetimi.

Në Shkodër gjithashtu sot kanë qenë të pranishëm agjentë të BKH të mbështetur edhe nga policia, të cilët kanë ushtruar kontrolle në disa zona në Shkodër mes të cilave në Malesinë e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!