“Qytetarët” e Manchester City nuk kanë humbur asnjë sekondë kohë nga nisja e pjesës së dytë të sfidës, ndaj Burnley, teksa vetëm 27 sekonda pas nisjes së pjesës së parë kanë arritur të trefishojnë shifrat ndaj skuadrës së Burnley.
Pas një pasimi të shkurtë nga “fantazisti”, Phil Foden, topi mbërrin në këmbët e spanjollit, Rodri, me këtë të fundit që lëshon një predhë nga jashtë zone duke filluar sërish festën e tifozëve të pranishëm në “mitikun” e “Etihad Stadium”. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al