Andy Carroll nuk ka bërë një karrierë brilante, edhe pse kishte pritshmëri të mëdha. Sulmuesi shtatlartë, deri në dhjetorin e vitit 2010 bindi klubin e Liverpool ta blinte për 41 milion euro nga Newcastle United.
Plot 11 gola të shënuar në 19 ndeshje dhe pritej që me “The Reds” të kthehej në një makineri golash. Carroll rezultoi një dështim, duke realizuar 6 gola në 44 ndeshje. Liverpool e huazoi tek West Ham United, që u bind ta blinte për 18 milion euro.
Aktualisht është pjesë e Newcastle United, por “Çekiçët” nuk mund ta harrojnë një nga golat më të bukur që ka realizuar Carroll, si sot tre vite më parë në një ndeshje të fituar 3-0 kundër Crystal Palace. / abcnews.al
https://www.facebook.com/129911763708715/posts/2984567801576416/