Monaco është skuadra e radhës që siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Francës, ndërsa Manchester City siguron fitoren e radhës në Premier League dhe vazhdon të marshojë drejt titullit kampion. Ekipi nga Principata fitoi 0-2 në fushën e Lyon. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol. E dyta nisi me rrjetën e ekipit vendas, por VAR-i frenoi festën e afrikanit Maxwel Cornet (në pozicion të parregullt).
L’AS Monaco s’impose 2-0 face à Lyon et disputera les demi-finales de la Coupe de France ! #OLASM pic.twitter.com/aSDSXMWxnD
— Coupe de France (@coupedefrance) April 21, 2021
Një minutë më pas, Lyon mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Sinaly Diomande. Penallti për ekipin udhëtues, të cilën Ben Yedder e ktheu në gol. Monaco shfrytëzoi superioritetin numerik dhe vulosi fitoren e kalimin në katër ekipet më të mira të Kupës falë golit të gjermanit Kevin Volland pas një ore lojë.
24 sekonda mjaftuan që vinte goli i parë në sfidën Aston Villa-Manchester City, që përfundoi me fitoren 1-2 të skuadrës mike. Vendasit e nisën “zjarr” dhe kaluan në avantazh në minutën e parë falë golit të John McGinn. Djemtë e Pep Guardiolës u zgjuan nga gjumi dhe përmbysën rezultatin që në fraksionin e parë të takimit.
Man City come from behind to win ?#AVLMCI pic.twitter.com/BAiPwJTi2E
— Premier League (@premierleague) April 21, 2021
Phil Foden finalizoi një aksion me kombinime të bukura në mesin e pjesës së parë, ndërsa tetë minuta më vonë realizoi me kokë spanjolli Rodri. “Cityzens” mbeten me dhjetë lojtarë në minutën e 44-t. Mbrojtësi John Stones kreu një fuall të rëndë dhe kryesori i ndeshjes i tregoi kartonin e kuq. Forcat në fushë u barazuan në minutën 57-të.
Matty Cash u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda tre minutave, kështu që edhe Aston Villa mbeti me dhjetë lojtarët. City menaxhoi avantazhin dhe e sheh veten në kuotën e 77 pikëve. 11 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë numëron Manchester United, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe pesë javë kampionat. /abcnews.al