VIDEO/ Tre raste të humbura të cilit i kushtuan kualifikimin, Lukaku “i tërbuar” thyen pankinën

schedule18:34 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 18:34 - 1 Dhjetor, 2022

Kroacia dhe Belgjika u ndanë në barazimin pa gola dhe Lukaku është në qendër të vëmendjes pasi në pjesën e dytë kur ai u aktivizua, humbi tre raste konkrete, duke goditur edhe një herë shtyllën.

Ky barazim dhemb për belgët pasi ata nuk mundën të kualifikoheshin në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Sulmuesi i Interit e ndjeu peshën e madhe të rasteve të humbura dhe theu me grusht një nga stolët dhe më pas filloi të shpërthente në lot në krahët e sulmuesit legjendar dhe pjesë e stafit të Belgjikës, Henry./ h.ll/abcnews.al