ABC News ka siguruar pamje nga argjendaria që u grabit këtë të martë në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz.
Nga pamjet, shihen disa forca policore jashtë argjendarisë, ndërsa brenda ambienteve të saj, personat që kanë në pronësi aktivitetin.
Grabitja u krye nga tre persona të maskuar, sipas informacioneve të para të policisë.
Ata, nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari. Më pas, janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Policia ka ngritur pika të përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër./abcnews.al