VIDEO/ Tre penallti të sakta, dita e shqiptarëve në futbollin zviceran

schedule22:19 - 3 Prill, 2021

schedule 22:19 - 3 Prill, 2021

Gola shqiptarësh në futbollin zviceran. Blerim Kololli ka gjetur golin e pestë sezonal në Super League e Zvicrës. “Xholi” dardan kaloi në avantazh Zurich në ndeshjen jashtë fushe kundër St Gallen. Ishte minuta e tretë shtesë kur Zurich fitoi një penallti.

Ekzekutimin e mori përsipër Benjamin Kololli, i cili dërgoi topin në rrjetë. Vendasit, edhe pse mbetëm me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë, ia dolën të gjejnë golin e barazimit në çerekorëshin e fundit, teksa edhe Zurich e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak.

https://streamable.com/9en5ee

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Donat Rrudhani dhe Valon Fazliu, të dy nga pika e bardhë si Kololli. I pari luan në sulm dhe i dhuroi Aarau fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Schaffhausen, sfidë e vlefshme për Challenge League.

https://streamable.com/dfh1c3

Pjesë e Aarau është edhe Shkëlzen Gashi. Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi u fut në fushë në minutën e parafundit. Moment feste edhe për Fazliu, i cili realizoi golin e vetëm të Ëil në humbjen 3-1 në fushën e Thun. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!