Shumë debatojnë sa i takon skuadrës më të mirë të Liverpoolit sezonet e fundit, pasi si në sezonin 2013/14, si sezonin aktual, yjet kanë qenë dhe janë të shumtë. Në sezonin 2013/14, kapiten ishte Steven Gerrard, ndërsa në sulm, ishin tre “S” e frikshme, Sturridge-Sterling-Suarez.
Atë sezon, ishte shumë pranë fitimit të Premier League, por të besuarit e Brendan Rodgers lanë shumë pikë në tre ndeshjet e fundit dhe për t’i vendosur kapakun, ishte ajo rrëshqitje e Steven Gerrard ndaj Chelsea, që u bë shumë e famshme në rrjetet sociale…
Gjithsesi, ka dhe kujtime të mira nga ai sezon, pasi “The Reds” mposhtën në “Old Trafford” rivalët e përjetshëm të Manchester United. Liverpool triumfoi 0-3, falë dy penalltive të Gerrard dhe një goli të Suarez.
Kjo sfidë, ishte e çmendur, me raste nga të dyja krahët, por fati ishte në favor të Liverpool. Plot 3 penallti iu akorduan të kuqve nga Merseyside, 2 i shënoi Gerrard dhe një e humbi. Gjithashtu, Vidic doli me karton të kuq (karton që nuk mungon në këtë ndeshje klasike), pas një ndërhyrje ndaj Sturridge. Një sfidë që mbahet mend nga tifozët e kuq të Liverpoolit./abcnews.al
Two Gerrard ?️s and a Suarez strike sealed @LFC a 0️⃣-3️⃣ victory at Old Trafford #OnThisDay in 2014… pic.twitter.com/T2jkCbNuI3
— Premier League (@premierleague) March 16, 2020