Tre gola të shpejtë në “Olimpico”. Bologna zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të dhe kaloi në avantazh. Riccardo Orsolini është autori i golit në minutën e 16-të pas një pasi të marrë nga Barrow. Mbrojtësi Smalling heziton të largojë topin dhe 23-vjeçari italian mposhti Pau Lopez.
Goli i shtatë në kampionat për Orsolinin, teksa vendasit gjetën barazimin gjashtë minuta më vonë. Sërish gafë, kësaj radhe e ekipit mik. Holandezi Denswil devijoi topin në portën e tij dhe nderoi Romën e Fonsecës.
Ekipi i Mihajlovic u rikthye në avantazh në minutën e 26-të. Barrow lëshoi një goditje të bukur, por pati edhe fatin me vete. Gjuajtja e sulmuesit nga Gambia u devijua nga një mbrojtës i Romës dhe përfundoi në trekëndësh. /abcnews.al