VIDEO/ Tre gola dhe një autogol, shqiptarët protagonistë në Europë

schedule22:56 - 2 Shkurt, 2021

schedule 22:56 - 2 Shkurt, 2021

Gola dhe autogol, të gjithë kuqezi. Jo në vendin tonë, por në Zvicër dhe Skoci. Albian Ajeti, sulmuesi shqiptar i Zvicrës, ka shënuar golin e katërt për skuadrën e Celtic, që triumfoi 0-4 kundër Kilmarnock në transfertë.

Serinë e golave e kishte nisur një lojtar tjetër, veterani Burim Kukeli. Mesfushori, i cili ka luajtur me Shqipërinë në Euro 2016, realizoi autogol në humbjen 2-0 që Kriens pësoi jashtë fushe ndaj Thun.

Tician Tushi, shqiptar i Basel që është huazuar te Wil, realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij në triumfin kundër Xamax. Një tjetër 19-vjeçar ishte “hero” sot në Zvicër.

Ai është mesfushori Drilon Kastrati, i cili nderoi skuadrën e Schaffhausen. I riu u aktivizua në minutën e 88-të dhe në minutat shtesë realizoi golin që i dha fitoren skuadrës së tij kundër Aarau. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!