Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tre gola brenda 20 minutave, Barcelona “stërvitje” me Alaves

schedule17:52 - 19 Korrik, 2020

schedule 17:52 - 19 Korrik, 2020

Ansu Fati zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t, teksa Barcelona ka shënuar edhe dy gola të tjerë, duke e mbyllur në avantazh të trefishtë (0-3) ndeshjen jashtë fushe kundër Alaves.

https://streamable.com/mz4ldj

Ekipi katalanas nuk ia doli të fitonte garën për titull me Real Madrid dhe sot po e mbyll me një goleadë sfidën e fundit të këtij sezoni në La Liga.

https://streamable.com/v9a8iv

Pasi i dhuroi asistin e golit talentit Fati (21 asiste këtë sezon), Leo Messi gjeti golin në minutën e 34-t (goli i 24-t dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll), pas një veprimi shumë të bukur në zonën kundërshtare.

https://streamable.com/v07367

Barça nuk u ndal dhe trefishoi një minutë përpara mbylljes së pjesës së parë. Aksion shumë i bukur i miqve, Messi dhuron një top fantastik për Jordi Alba në krahun e majtë, mbrojtësi anësor pason për Luis Suarez, me uruguaian që shënon me kokë, duke gjetur golin e 16-të në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!