Vjen goli i parë në duelin PSG-Bayern Munchen. Kampionët e Francës fituan 2-3 takimin e parë çerekfinal të Champions League, që u luajt javën e kaluar në Gjermani.
Skuadra e Hansi Flick ka kaluar në avantazh në minutën e 40-të, një gol që ndez shpresat për kualifikim dhe i bën më emocionuese minutat e mbetura.
https://streamable.com/pzqz2n
Autori i golit është Erci Maxim Choupo-Moting. Sulmuesi nga Kameruni insistoi pas një pritje të Keylor Navas dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
https://streamable.com/xu3ozv
Tre minuta përpara avantazhit të kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, Neymar ishte afër golit, por goditja e bukur e tij u ndal në traversë.
https://streamable.com/5hu9r4
I pafat ylli i ekipit të Pochettinos, i cili goditi shtyllën dy minuta më vonë, pikërisht në aksionin përpara se Bayerni të gjente golin e avantazhit. /abcnews.al