Shqiptarët nëpër Europë, veçanërisht në Itali kanë qenë shumë aktivë sot. Ardian Ismajli arriti një fitore me shumë vlerë ndaj Crotones me shifrat 3-2. Si zakonisht mbrojtësi i kombëtares sonë ishte titullar për Spezian, duke qenë një nga më të mirët në difensivë, por edhe aktiv në sulm.
Në minutat shtesë gjatë një aksioni të Spezias, Ismajli goditi traversën e më pas sfera shkoi te Erlic, me këtë të fundit që shënoi golin e fitores 3-2 për Spezian. Ndërkohë, vendimtar ka qenë edhe portieri i Cittadellas, Elhan Kastrati. Gardiani ka arritur të presë një penallti të sulmuesve të Frosinones në minutën e 25.
Kastrati ishte një nga më të mirët në fushë dhe shkak kryesor që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1. Kastrati bëri 6 pritje në këtë ndeshje dhe meritoi vlerësimin më të lartë nga OPTA mes gjithë lojtarëve. /abcnews.al
https://twitter.com/GoalsHD8/status/1380899128339804167