VIDEO/ Trajneri i çmendur që të merr me shpulla, absurde ç’ndodh në Rusi

schedule09:21 - 11 Korrik, 2020

schedule 09:21 - 11 Korrik, 2020

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscoë, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij. 34-vjeçari është ndëshkuar 6 herë me karton të verdhë dhe dy herë me të kuq në 15 ndeshje në kampionatin rus. Asnjë trajner tjetër nuk është ndëshkuar, çka ka bërë që tekniku të jetë shënjestër e medieve.

Në ndeshjen e fundit, kundër Locomotiv Moscoë, ai ka tepruar, duke goditur me shuplakë dy herë arbitrin e katërt dhe për këtë arsye është ndëshkuar me karton të kuq. Sigurisht më pas ishte edhe subjekt i organeve disiplinore në Federatën Ruse të Futbollit.

Veç gjobës, Tedesco është pezulluar edhe me tre ndeshje për veprimin e tij në sfidën e fundit. Ndoshta në vijim, trajneri i cili ka drejtuar më parë Erzgebirge Aue dhe Schalke 04, do të duhet të qetësohet dhe të ndryshojë sjellje. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1280931385977589761

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!