VIDEO/ Tragjikomedi në Ganë: Ndeshja u trukua, mbrojtësi bën dy autogola dhe prish planin

schedule14:19 - 20 Korrik, 2021

schedule 14:19 - 20 Korrik, 2021

Komedi nga Gana. Një ndeshje e Premier League në këtë vend ka përfunduar në hetim për trukim, por mund të themi lirisht se nuk ka nevojë për hetim për të kuptuar se kjo ndeshje është e shitur apo e blerë.

International Allies u mund nga Ashanti Gold me shifrat 7-0. Mbrojtësit e Ashanti lejuan thuajse çdo aksion të kundërshtarit të përfundojë në rrjetë, vetëm në rastet kur sulmuesit e Ashanti nuk kishin shënjestër.

Jo vetëm kaq, por sjellja e portierit ishte alla-Mr. Bean, duke lënë topin të shkojë në rrjetë e bërë hedhje prej aktori amator. Ndërkohë, në fund ishte Hashmin Musah, i cili shënoi dy autogola dhe e dërgoi ndeshjen në shifrat 7-0.

Në atë moment u duk qartë se ai ishte pjesë e skandalit, por pas ndeshjes deklarata e tij tregoi se ai ka prishur planin për të çuar ndeshjen në 5-1 dhe për të mbushur xhepat e atyre që kishin vënë këtë rezultat në baste.

“Kisha dëgjuar në hotel para sfidës se ky takim do të përfundojë me rezultatin e saktë 5-1. Vendosa ta prish këtë plan për hir të futbollit dhe të shënoj edhe dy gola. Nuk i toleroj bastet në këtë mënyrë.

Pas takimit, kam marrë përgëzime nga kolegët e mi dhe trajneri. Më herët, i premtova trajnerit se nëse ai do të më linte të dilja nga bankina, do e thyeja bastin dhe kështu e bëra”, tregon Musah. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!