VIDEO/ Tottenham “turpërohet” në shtëpi, “qershitë” e Bournemouth triumfojnë në Londër

schedule18:17 - 15 Prill, 2023

schedule 18:17 - 15 Prill, 2023

Tottenham është mundur mes spektaklit ditën e sotme, teksa në “White Heart Lane” janë “turpëruar” nga “qershitë” e Bourenmouth, me rezultatin e ngushtë 2 me 3, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Të parët që morën avantazhin ishin vendasit, të cilët zhbllokuan sfidën që në minutën e 14’-të falë golit të koreano-jugorit, Heung-Min Son. Mirëpo, pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutën e 38’-të pas një asistimi fanstik në zonë nga Dominic Solanke, ish-mbrojtësi i Roma, uruguajani, Matias Vina gjeti golin e barazimit duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultatin 1 me 1.

Me fillimin e pjesës së dytë, teksa të gjithë prisnin vendasit të rimerrnin avantazhin, sulmuesi anglez i “qershive”, Dominic Solanke ndëshkon Spurs-at, pas një kundërslumi vrastar, duke shtangur jo pak futbolldashësit. Për vendasit do të barazonte për pak minuta Arnaut Danjuma në minutën e 88’-të të sfidës, ndërsa në fundin e saj, pas një tjetër asistimi fantastik nga Dominic Solanke, anësori nga Burkina Faso, Dango Ouattara tund rrjetën e vendasve duke vendosur kështu rezultatin përfundimtar 2 me 3.

Me këtë fitore, “qershitë” e Bournemouth vazhdojnë shkëputjen nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria dhe tashmë arrijnë në kuotën e 33 pikëve, 6 më shumë se “zona e kuqe”. Ndërkaq, në krahun tjetër Tottenham mbetet në vendin e 5-të të renditjes me 53 pikë dhe rrezikon seriozht dalje nga “zona e Evropës”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Heung-Min Son, 1-0:

Goli i Matias Vina, 1-1:

Goli i Dominic Solanke, 1-2:

Goli i Arnaut Danjuma, 2-2:

Goli i Dano Ouattara, 2-3:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!