VIDEO/ Tottenham shtyp Leicester, përcaktohet dhe “viktima” e dytë në Premier

schedule18:59 - 19 Korrik, 2020

schedule 18:59 - 19 Korrik, 2020

Sot, u luajtën dy sfida në Premier League. Fillimisht, në fushë zbritën Bournemouth kundër Southampton. Vendasit, kërkonin me doemos fitoren për të besuar te mbijetesa, ndërsa miqtë, pa asnjë objektiv.

Rezultati final? 0-2 për Southampton, rezultat i cili përcakton dhe fatin e Bournemouth, që bie nga kategoria. Pas Norwich, dhe Bournemouth do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm.

GOLAT/ Bournemouth  0-2  Southampton

Sfida e dytë, u luajt mes Tottenham dhe Leicester. “Gjelat” e Mourinhos mbyllën gjithçka që në pjesën e parë, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0. Një autogol i Justin dhe një dopietë e kapitenit Harry Kane, vendosën fatet e takimit./abcnews.al

GOLAT/ Tottenham  3-0  Leicester

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!