VIDEO/ Tottenham ngec në shtëpi, një portugez i heq fitoren nga duart

schedule23:11 - 13 Janar, 2021

schedule 23:11 - 13 Janar, 2021

Tottenham kishte një shans të mirë për t’u afruar me kreun e kampionatit anglez, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Fulham.

Vetëm një pikë për djemtë e Jose Mourinhos, të cilët renditën në vend të gjashtë në Premier League me 30 pikë, gjashtë më pak se United kryesues.

Harry Kane zhbllokoi takimin në minutën e 25-të. Kapiteni dhe goleadori i Spurs, realizoi me kokë pas krosit të Reguilon, por Tottenham nuk e ruajti dot avantazhin.

Miqtë gjetën golin e barazimit në minutën e 74-t. Ivan Cavaleiro mposhti Hugo Lloris me kokë, duke evituar disfatën e ekipit të tij. Përfundimisht 1-1, rezultat që gëzon Fulham dhe zhgënjen Tottenham. /abcnews.al