Është mbyllur takimi mes Aston Villa dhe Tottenham, takim që ishte spektakolar. “Gjelat” e Jose Mourinho triumfuan me rezultatin 2-3, duke e shënuar golin e fitores vetëm në sekondën e fundit.
Alderweireld shënoi në portën e tij, për t’i dhënë avantazhin Aston Villës në minutën e tretë. Belgu 24 minuta më vonë, shënoi golin e parë dhe të barazimit për Tottenham, ndërsa Son humbi një penallti. Megjithatë, koreani u tregua i saktë nga topi i kthyer, për të kaluar në avantazh Tottenham.
Aston Villa nuk u dorëzua dhe arriti ta barazojë takimin me anë të mbrojtësit Engels, por Son nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe në minutën e 90+4′, i dha fitoren 2-3 Tottenhamit./abcnews.al