Më në fund arritën të regjistronin dy fitore radhazi. “Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në transfertën e “City Ground” kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, skuadrën e Nottingham Forest, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Pas përfundimit të pjesës së parë, me rezultatin e “paqtë”, 0 me 0, djemtë e teknikut, Mikel Arteta arritën të shënonin 2 gola të shpejtë, në fraksionin e dytë të lojës, përgjatë mintuave 65’ e 72’, falë “bomberave” Bukayo Saka e Gabriel Jesus, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm mendoi nigeriani, Taiwo Awoniyi, në minutën e 89’-të të ndeshjes.
Falë këtij rezultati, “Topçinjtë” tashmë ngjiten në vendin e 2-të të tabelës, me 46 pikë, 2 më pak se “Të Kuqtë” e Liverpool, kryesuesit të kampionatit e 3 më shumë se Manchester City e Aston Villa. Në krahun tjetër, skuadra e Nottingham Forest mbetet në kuotën e 20 pikëve, teksa pozicionohet në vendin e 16-të të tabelës. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: