VIDEO/ “Topçinjtë” marrin kreun, Arsenal kalon lehtësisht transfertën e Wolves

schedule22:36 - 20 Prill, 2024

schedule 22:36 - 20 Prill, 2024

Nuk mund të kishte rikthim më të mirë, pas eleminimit, në çerekfinalet e UEFA Champions League, me “Topçinjtë” e Arsenal, që kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “Molineux Stadium” mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, “Ujqërit” e Wolverhampton, në përballjen e javës së 34-t, të kampionatit anglez, Premier League.

Nga një gol, në secilën pjesë, fillimisht nga Leandro Trossard, në minutën e 45’-të dhe më pas nga kapiteni norvegjez, Martin Odegaard, në minutën e 95’-të, të lojës mjaftuan, që djemtë e teknikut, Mikel Arteta, të sigurojnë një fitore të madhe, e cila padyshim i ngre në tabelën e elitës angleze, të futbollit.

Falë këtij tre pikëshi, skuadra e Arsenal ngjitet në kuotën e 74 pikëve, duke rimarrë kështu kreun e renditjes, me një pikë më shumë se “Qytetarët” e Manchester City dhe 3 më pak, se “Të Kuqtë” e Liverpool, që do të përballen të dielën, me Fulham, ndërsa skuadra e Wolverhampton mbetet në vendin e 11-të, me 43 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Leandro Trossard, 0-1

Goli i Martin Odegaard, 0-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!