Ashtu si në sezonin e kaluar, edhe këtë sezon janë padyshim ndër pretendentët kryesorë, për fitimin e titullit kampion, të Premier League. “Topçinjtë” e Arsenal kanë siguruar një tjetër fitore, teksa këtë të shtunë kanë mundur me rezultatin e thellë, 0 me 3, “Pulëbardhat” e Brighton, në “Amex Stadium”, në përballjen e vlefshme për javën e 32-të, të kampionatit.
Dominimi i djemve, të teknikut, Mikel Arteta u vu re, që në fillimin e lojës, me “Topçinjtë” që arritën të gjenin edhe një gol, teksa në minutën e 33’-të, “superylli” anglez, Bukayo Saka ekzekuton në mënyrë perfekte, një 11-metërsh, mirëpo nuk mbaroi me kaq. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Havertz e Trossard trefishuan shifrat duke e mbyllur sfidën, me fitoren e thellë, 0 me 3.
Falë kësaj 3 pikësh “të artë”, të marrë në “fortesën” e “Amex Stadium”, Arsenal ngjitet sërish në vendin e parë të tabelës, me 71 pikë, me 1 pikë më shumë se Liverpool e Manchester City, megjithatë skuadra e Liverpool do të luajë ditën e dielës, teksa do të përballet në një “klasike” angleze, me “Djajtë” e Manchester United, ndërsa “Pulëbardhat” e Brighton mbeten në vendin e 10-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: