Jo më kot janë mes favoritëve, për të triumfuar këtë sezon, në elitën e futbollit anglez, Premier League. “Topçinjtë” e Arsenal kanë gjetur pas vetëm 4 minutash lojë avantazhin, përballë “Bluve” të Chelsea, në përballjen e javës së 29-të, të këtij edicion.
Një aksion “magjik” nga djemtë e teknikut, Mikel Arteta është finalizuar më së miri nga “fantazisti” belg, Leandro Trossard, i cili pasi merr një pasim, nga Declan Rice dërgon topin me një goditjen diagonale, në rrjetën e Djordevic. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al