Është mbyllur takimi mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, me bavarezët që kanë fituar me rezultatin 3-2 dhe kanë fituar një tjetër trofe, Superkupën e Gjermanisë.
Tolisso dhe Muller shënuan në pjesën e parë për Bayern, ndërsa Brandt shënoi për Dortmund, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.
Haaland barazoi për Borussia Dortmund në minutën e 55-të, ndërsa golin vendimtar, e shënoi Joshua Kimmich, në minutën e 82-të./abcnews.al
GOLAT/ B. MUNCHEN 3-3 B. DORTMUND