Vetëm 16 minuta ka zgjatur avantazhi i Bolognës. Interi nuk mund ta pranonte një rezultat të tillë dhe është hedhur në sulm për të gjetur golin. Zikaltrit ia kanë dalë dhe autori i golit është Romelu Lukaku.
Sulmuesi belg dërgoi në rrjetë topin në minutën e 75-të. Insistimi i madh i ekipit të Contes u konkretizua nga Lukaku, i cili barazoi shifrat dhe gjeti golin e tetë në Serie A. /abcnews.al