Milani merr fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe të katërtën radhazi duke llogaritur edhe suksesin 3-0 në Kupën e Italisë kundër Spal. Ekipi i Stefano Piolit iu fal sërish Ante Rebic për të siguruar tre pikët e radhës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa Zlatan Ibrahimovic humbi një rast të pastër pas pasimit të Theo Hernandez. Pioli veproi njësoj si kundër Udineses. Ante Rebic u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë në vend të Leoas dhe ndërrimi dha efektin e pritur.
26-vjeçari shtyu topin në rrjetë në minutën e 71-të (goli i tretë në kampionat për të) dhe tifozët e “Djallit” nisën festën. Vendasit nuk patën forcën e duhur për të reaguar, ndërsa kuqezinjtë administruan avantazhin e artë dhe kthehen në Milano me një fitore të rëndësishme jashtë fushe. /abcnews.al
Brescia – Milan 0-1
(Rebic 71′)