“Bardhekuqtë” e Atletico Madrid, duket se po kalojnë një moment fantastik mbrëmjen e sotme, teksa kanë arritur të gjejnë dhe golin e tretë në pjesën e parë, në sfidën ndaj Rayo Vallecano.
Protagonist absolut i këtij goli ishte “fantazisti” i mesfushës, Rodrigo de Paul, i cili këtë herë dërgon një pasim perfekt në këmbët e Nahuel Molina, me këtë të fundit që në hyrje të zonës mposht portierin Dimitriesvki, me një goditje të bukur diagonale, duke e çuar rezultatin në 0 me 3. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: