VIDEO/ Tirana rikthehet “makineri”, thyen me lehtësi Kastriotin

schedule18:51 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 18:51 - 7 Dhjetor, 2021

Tirana ka rigjetur ritmin. Pas fitores ndaj Egnatias ka ardhur edhe tjetra kundër Kastriotit, me rezultatin 3-0. Skuadra e Shehit çon në katër pikë diferencën me Kukësin, që të enjten ka një duel të vështirë me Laçin.

Te Tirana sot nuk i janë gëzuar vetëm fitores, por edhe faktit që po shënon sulmi. Taulant Seferi ishte ai që realizoi dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 22-të dhe më pas në të fundit të këtij fraksioni.

Për të prerë çdo shpresë të Kastriotit të vendit të fundit mendoi Michael Ngoo, i cili shënoi edhe golin e tretë dhe hipotekoi fitoren e Tiranës. Ndryshe nga faza e parë, krutanët nuk ia dolën dot këtë herë ta ndalojnë ekipin bardheblu. / abcnews.al